• |
ide | kryesore

(FOTO&VIDEO) Mediat angleze shkruajnë për bandën shqiptare: Hellbanianz, perëndia e rrugëve

Lajme, Të fundit



Shqiptarët janë pothuajse çdo ditë në faqet e shtypit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo për aktivitetin i tyre i paligjshëm, kalimin e kufirit me metoda të sofistikuara, por pa harruar edhe akuzën e fortë e cila lidhet me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht drogave të forta.

Sipas shkrimeve të mediave angleze, aktiviteti kriminal i bandave shqiptare është tashmë një problem i shtuar për shoqërinë dhe jetën e anglezëve. Media britanike “Sunday Ekspres” ka publikuar sot një shkrim me titullin: “Bandat shqiptare të drogës, vazhdojnë tregtinë në Britaninë e Madhe”.  Ky raportim mediatik etiketon shqiptarët si protagonistë aktivë në fushën e trafikimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.

 Albanian drug dealers are taunting cops by posting pictures of drug money and flash cars

“Banda Hellbanianz janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore. Besohet se bandat si Hellbanianz kanë tregtarë rivalë për shkak të furnizimit të drejtpërdrejtë të barnave me cilësi të lartë. 

 Last year they were linked to a brutal knife fight in Trafalgar Square on their National Day

Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë”, thuhet në artikull.


“Aktiviteti i shqiptarëve po zgjerohet dhe rëndësia e tyre në treg ka krijuar rritje”.  Mes tjerash shkruhet se shumë anëtarë të bandave janë fëmijët e shqiptarëve, të cilët shkuan në tokën angleze gjatë viteve 1990.

Hellbanianz dëgjon muzikën rap shqiptare, ndërsa glorifikon drogat dhe dhunën nën të njëjtin emër. Ata kanë publikuar video me armë dhe municione, të cilat shfaqen të mbuluara me një shumë të madhe parash.

 They combine pictures of flash motors and drug cash with snaps of pistols and rap videos

Sipas artikullit, motoja kryesore e këtij grupi është: “Ne jemi Perëndia e rrugëve”. Një nga anëtarët e grupit ka shpërndarë video me armë në faqet sociale, ndërsa këto i shoqëron edhe me përshkrimin: “E mbaj këtë gjatë gjithë kohës, sepse unë duhet të bëj gjëra çdo ditë. Po, është e rrezikshme, por i vetmi mik”. 

Anëtarët e burgosur të bandës kanë postuar imazhe të vetes së tyre duke pirë duhan. Një anëtar tjetër i bandës, me pseudonimin Pato shfaq shenja krenarie dhe mburrje në Instagram: “Burgu është bërë si një shtëpi dhe si kafene në Amsterdam”. 

 Police sources say Hellbanianz are also behind increasing gang violence

Ky shkrim i gjatë tregon se nga ky aktivitet ka patur përleshje mes grupeve dhe bandave të drogës, ndërsa nuk kanë munguar edhe arrestimi dhe goditja e grupeve të forta.  Bashkë me sjelljet e tjera, bandat shqiptare siç shkruan media britanike tregojnë edhe makinat e shtrenjta, të cilat i kanë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

 Many gang members are thought to be children of Albanian migrants who came to the UK as asylum seekers in the late 1990s  Some even post pictures of themselves in prison Tristen Aslanni, 29, who was jailed for 25 years for drugs and firearms offences, was involved with the group



2 Comments

  1. I FTOJ SHTETIN ANGLEZ NE VLERSIM RALITETI NDARJE PROBLEMI DHE PRANIM ZGJILLJE ,NJE NGA AKTORET E cOPTIMIT SHQIPTARE ESHTE DHE ANGLIA,KEMI 1SHEKULL PADREJTESI NDAJ NESH NE GJITHA PIKPAMJET DREJTIMET SA QE VET PADREJTESIA TANI PO SJELL RENDIMENTIN TEK TE GJITH PAS NJE SHEKULLI E MBOLLET TANI PO E KORRNI NUK JAN TE KEQI SHQIPTARET POR TE GJITH ATO QE NA SOLLEN KETU,KU SEJcILI PO MERR PJESEN E VET,KJO ESHTE E VERTET HYJNORE SHKENcORE DHE PRAKTIKE,NUK NDRUSHON VETEM MEDITOHET DHE NDALET ME DREJTESI HAK DUKE RREGULLUAR ORGANIZMIN TONE KOMBETARE SI KA QENE PERPARA cOPTIMIT ETNIK,,PADREJTESIA PO TE BEHET SISTEM JETE ESHTE VIRUSI ME SHKATRRIMTARE MBI SIPERFAQEN E TOKES DHE KY VIRUS ,SI ILAc SHERUES NUK LUFTOHET ME PADREJTESI SEPSE ESHTE NJELLOJ SIKUR ZJARRIT TI HELLESH BENZIN POR ME DREJTESI HAK DUKE LUFTUAR SHKAQET NE BURIM JO DUKE LUFTUAR VIKTIMAT E LENE BURIMI E SHKAQEVE HAPUR SE KESHTU QUHET KRIMINALIZIM,E KJO I PERFSHIN TE GJITH SI NJE KANcER VDEKJEPRURES ,SHPRESOJ ME NE FUND TE KUPTOJNE TE GJITH RALITETIN SHQIPTARE NE 1 SHEKULL DHE VENE VETEN NE POZIcIONIN TONE SI DO KISHIN VEPRUAR,UN NUK PAJTOHEM ME KRIMIN AS KRIMINELET POR NE BURIM NUK PAJTOHEM ME PADREJTESIN I E QE ESHTE BURIM KRIMINALIZIMI,AFATGJATE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *