• |
ide | kryesore

Merkel mbështet idenë e Macron: Pro krijimit të ushtrisë europiane

Planet
merkel_1445899663-9223799-1.jpeg



Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh pro idesë së krijimit të ushtrisë europiane. Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane.

“Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane.” – deklaroi Merkel në Parlamentin Europian në Strasburg.

Kancelarja Merkel në fjalimin e saj preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre. Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve, shkruan DW.

Kancelarja gjermane, theksoi në Strasburg po ashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë.



1 Comment

  1. shpesh njerzit behen bufa nga du gjera ,1 deshira dhe 2 frika,kur as njera dhe as tjetra nuk jan te pozicionuar ne drejtesi hak,kur njerzit deshtojne ne mendime fjale kan deshtuar dhe ne veprime sepse pasqyra mendimit eshte fjala dhe pasqyra fjales eshte vet puna,nese si elemet zhvillimi fusin interesin ku interesi nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera ,kurse padrejtesia po te behet sistem jete,ajo eshte fillimi fundit te gjitha gjallesave ,eeshte rrug problemesh pa zgjillje ,kurse nese ne zhvillim futet drejtesia haku ,eshte rruge zgjilljesh pa probleme drejtesia e verteta eshte kufiri ndares mes se mires dhe se keqes,kufiri qe disiplinon egon dhe mundesia qe i qarteson gjalleron drejt vlersimit ralitetit,ndarjes problemeve dhe pranimit zgjilljeve nder njerzore,ne harmoni mirkuptim siguri paqe,pa pas nevojen e ndarjeve ne grupe kunder njeritjetrit urrejtjes perplasjes dhe shkatrrimit perderi sa gjith duan veten paqen sigurin zgjilljet begatin dhe shpresen ,.keto nuk vin duke menduar folur vepruar dhe zhvilluar luften popujt presin nga liderit ndikues qe ate cfar duan per vete ta duan per te gjith e ne menyre te ndersjellte te gjith do ndjeheshm mire,dhe te gjith fondet per luften do kalonin fonde per paqen,paqa siguria harmonia zgjilljet shpresa njerzimit i vjen vetem drejtperdrejte nga vet paqa drejtesia haku e verteta jo vetem nga fjala por fjala duke u pasqyruar me vet punen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *