• |
ide | kryesore

Emri i Igli Tares dhe vëllait të tij del në megaoperacionin kundër mafies së basteve në Itali

Lajme, Të fundit



Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj. 68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë. Por dosja voluminoze që lapsi.al e ka parë, përmendet edhe Igli Taren, drejtor sportiv i Lazio, një nga emrat shqiptarë më të njohur në botën e futbollit në vendin fqinj. Emri i tij përmendet nga Fabrizio Gerolla, një drejtues i një shoqërie bastesh online në Itali i vënë nën përgjim. 

Te pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet se nga përgjimet “kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabrizio Gerolla (njëri nga të hetuarit) i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqeri bastesh te drejtuara nga vellëzerit Tare, me 400 dyqane në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin BET 1128”.

Në dosje thuhet gjithashtu se “shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është Top Bast. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 milionë lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vellezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios”.

Por si funksiononte skema? Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro. Një tjetër fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nëpërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të paluajtshme. Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze. Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas transferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qira në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njëjta rrugë për pastrimin e tyre.



4 Comments

  1. Edhe ky Gent Tarja, nje vemje e peshtire ka qene e njofin te gjithe dhe e dine qe me pislliqe i ka bo leket. Se nuk ka shpjegim qe nje injorant qe s’di te lidh dy fjale, mgryset brekgris dhe op gdhihet milioner papritur.

  2. Asnje nga pese gazetat e sportit ne itali nuk e ka permendur iglin ne shkrimet e tyre,ju lapsi qe me zor njiheni ne shqiperi,na paskeni dosjen italiane dhe shkruani si ne rastin e tahirit flasin dy karrociere permendin nje emer dhe opa dhe ky na del i perfshire,pastaj gjykata e hedh poshte,ju merni parate nga greqia zeni rusia,ju e bete sherbimin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *