• |
ide | kryesore

Kancelari austriak mbledh në Vjenë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Lajme, Të fundit

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka ftuar për një takim pune në Vjenë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Njoftohet se takimi do të mbahet më 19 nëntor.

Bëhet e ditur se pritet pjesëmarrja e kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.


Po ashtu është paralajmëruar prania në këtë takim edhe e komisarit të BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe e komisares për Ekonominë Digjitale e Shoqëri, Maria Gabriel.

Nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian, ka qëndruar kohë më parë në Prishtinë e Beograd, ku u ka bërë thirrje atyre të vazhdojnë dialogun dhe u ka thënë se pa arritjen e marrëveshjes s’ka hyrje në BE, transmeton Koha.net.

ashtu ka thënë se Austria, sikundër edhe shumica e vendeve të BE-së, kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu