• |
ide | kryesore

Pas amerikanëve reagon ambasadorja gjermane: Përshëndesim dënimin e Shullazit

Lajme, Të fundit



Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës gjermane lidhur me dënimin e Emiljano Shullazit  dhe grupit të tij.

Në Facebook, ambasadorja gjermane, Susanne Schulz ka përshëndetur faktin që është dhënë një vendim dënimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe sipas saj, askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.

Ambasada shprehet se  përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit është detyra kryesore për integrimin e Shqipërisë.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”- thotë ambasada.



4 Comments

  1. Leje Shullazin se late nam a thua se ai ishte i gjithe problemi, Ke ndonje lla per politikanet ate thuaj o dhi e shpelare

  2. Kriminalitetit në Shqipëri do ti priten rrugët kur veç këtyre kapobandave mafioze si Shullazi apo Avdyli, para gjykatave të dalin edhe politikanët e qeveritarët e lidhur me ta.

  3. Vetem saliu dhe luli nuk pershendesin denimin me burg te shullazit,jane te merzitur se Arta Marku ja arriti ta denoje banden e shullazit,ate qe llalla i saliut dhe lulit nuk e bene dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *