• |
ide | kryesore

Alfio tatuazh për Fatmën

Arkiva, Paparazzi, Slider



Alfio Rrotani ka dëshmuar se dashuria e tij për Fatmën është shumë e madhe. Edhe pas dy vitesh të lidhur, shefi i kuzhinës flet me shumë ndjenja për moderatoren, sikur të ishte dita e parë.
Së fundi, Alfio ka treguar se ka bërë një tatuazh për gjysmën e tij për të përjetësuar ndjenjat që ka për të dhe për ta pasur gjithnjë pranë vetes.
“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë aq të bukura për të të thënë sa shumë të dua!…Prandaj vendosa të të kem në lëkuren time për të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës time!!!”, shkruan Alfio teksa publikon foton e tatuazhit.
Dhe çfarë është do të pyesni ju! Një zemër në ngjyrë të kuqe në pjesën e poshtme të supit.

Pas fotos së publikuar nga Alfio ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm në publik i Fatmës, e cila shkruan në Instagram: “Surpriza më e bukur e jetës!”
A doni më prova dashurie se kaq?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *