• |
ide | kryesore

‘Brexit’/ Qeveria britanike në krizë, 8 dorëheqje brenda ditës

Planet, Të fundit



Qeveria e Kryeministres Britanike, Theresa May, është zhytur në një krizë të thellë politike këtë të enjte, pasi ajo u përball me një valë dorëheqjesh për shkak të planit të saj për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni Evropian.

8 zyrtarë të qeverisë së saj dhanë dorëheqjen para se May të hynte në Dhomën kryesore të Parlamentit, për të prezantuar marrëveshjen e draftit, të aprovuar nga kabineti i saj të mërkurën mbrëma, edhe pse ajo njoftoi një ditë më parë se kishte siguruar mbështetjen e kabinetit të saj për paktin pas një takimi që zgjati 5 orë.

Sekretari britanik për Brexit-in, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se nuk e mbështet dot me vetëdije të plote draft-marrëveshjen me Bashkimin Europian, duke u kthyer në këtë mënyrë, sekretari i dytë për Brexit që jep dorëheqjen brenda 4 muajve.

Disa ministra kanë folur hapur kundër planit ndërsa disa të dhëna tregojnë se pakënaqësia mes konservatoreve është e madhe, duke shkuar deri aty sa të diskutohet një mocion mosbesimi ndaj kryeministres May.

Raab, mbështetës i fushatës për largim, zëvendësoi në këtë pozicionin ish-sekretarin David Davis, edhe ai i dorëhequr në shenjë proteste ndaj planeve të May-t për Brexitin.

Problemin kryesor, Raab e sheh tek regjimi rregullator i propozuar për Irlandën e Veriut, që përbën sipas tij një kërcënim shumë real ndaj integritetit të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtari argumenton se ujditë e bëra për të ndaluar rikthimin e një kufiri fizik në Irlandë do të rezultonin me BE-në që siguron kështu mundësinë e një vetoje mbi aftësinë e Londrës për shkëputje.

Largimi i Raab mund të shtojë presionin edhe ndaj anëtarëve të tjerë të kabinetit që të dorëhiqen, çka rrit gjasat e një efekti domino, i cili mund të përfundojnë me shpërbërjen e qeverisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *