• |
ide | kryesore

Zgjedhjet 2019/ Kryemadhi: Do ketë fakte me zë dhe figurë si tjetërsohet vota

Lajme, Të fundit



Në një takim me strukturat e LSI në Dibër, Monika Kryemadhi u shpreh se LSI së bashku me partitë e tjera opozitare ka nisur konsultimet për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale në qershor të vitit të ardhshëm.

Kryetarja e LSI la të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore. Sipas Kryemadhit, do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota.

“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota”- tha Kryemadhi.



3 Comments

  1. Lerini faktet me ze e figure moj zonje, por beni qe te mos ndodhe! Kjo deklarate jotja eshte falimentim i se drejtes se votes perballe kusarise se bandave qeveritare! Jeni te vdekur, te vdekur te vdekur! Turp!!

  2. me ze e me figure si ato te Like floririt?
    si sthe nje fjal per bularatin?
    si sthe nje fjal per ngercin institucional qe krijoi yt shoq?
    ca opozite je ti, apo pret rradhen e tepsis se po firojn votat e lsi-s?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *