• |
ide | kryesore

Zv Ministri i arsimit e nxjerr bllof Ramën, jep dorheqjen pas dy javësh detyrë

Arkiva, Kryesore

Kur e trepron me show-n ai mund të të bjerë në fytyrë njësoj si pështyma e hedhur lart. Kjo ka ndodhur edhe me vendimin e Ramës, të konceptuar si spektakël, për të caktuar në mënyrë të beftë nr 2 të arsimit në Shqipëri.

Vetëm dy javë pas marrjes së detyrës, zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka i njohur papritmas nga publiku se zbuloi doktoratën e kopjuar të paparadhësit të vet dha dorëheqjen. Muka një njeri kontrovers, pati perversitetin e nevojshëm për t’i futur në një motor kërkimi,  që vërteton nëse punimet shkencore janë plagjatura apo jo, disa tema të zyrtrëve aktualë shqiptarë.

Kjo gjë me sa duket i pëlqeu kryeministrit Rama, një nga hobet e të cilit është nëpërkëmbja e vartësve të vet.

Me një lëvizje të beftë ai bëri rrokadë midis Ervin Demos, teza e të cilit rrezultoi të ishte plagjaturë, me demaskuesin e tij, Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, pa ndonjë verifikim paraprak dhe pa u kaluar në site as qëndriet e tij politike. Mëse një herë Muka pati publikuar statuse që i bënin thirrje njerzve ta rrëzonin Ramën dhe qeverinë e tij të qelbësirave (shiko poshtë).

 

45266146_10215922952058012_488161073715740672_n

Publikimi i këtyre qëndrimeve shkaktoi një tërmet të vërtetë në publik, si për Tulant Mukën që e “hëngri turpin me bukë”, si për vetë Ramën që e emëroi. Por deri këtu kryeministri vazhdonte spektaklin. Në show-n e tij  kishte vend edhe për ata që e kritikojnë po pavarësisht kësaj janë të zotë dhe profesionistë ndaj ai u përulet.

Por në këtë rast, Taulant Muka rrezultoi të jetë më show-men se shefi i tij. Ai fillimish e shau publikisht, pastaj i pranoi detyrën dhe në fund e diskredidoi duke dhënë dorëheqjen si pasojë e papajtueshmërisë me modelin e punës së Rilindjes:  “Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë” thuhet në letrën e largimit të tij e cila është një dëshmi flagrante e amatorizmit të një qeverisje të konceptuar vetëm si shfaqe.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. E dija qe do dorzohej shume shpejt ky qumeshtori..
      Perballe ka nje ushtri me dekane , profesore , pedagoge qe te tera doktoroaturat qe kane i kane me kopjime..

      Ky erdhi me shpate ne dore , dhe tha ne ministrine e arsimit DO ANALIZOJ TE TERA PUNET ‘ DOC. DHE POST-DOC ‘ te te tere stafit akademik shqiptar ( Uqerit e vjeter gjithashtu). ..
      Pra do krijonte nje TERMET te vertete , jo politik por kulturoro-shoqeror . Nje turperim kolektiv te tere klases intelektuale shqiptare.

      Por kur i thane ne ministri se ti do merresh vetem me ata qe bejne pune kerkimore shkencore QE TANI E TUTJE.. ( pra pa u prekur balenat dhe uqerit e vjeter ) , ky qumeshtori kerceu si geshtenja ne zjarr dhe tha JO… JAP DORHEQJEN.

      ( e njejta histori me Salen ne 92 kur nuk u preken uqerit e vjeter te PPSHs.. , Pra ju nuk vini me ne pushtet dhe ne nuk ju ngasim me ! )

  1. Bravo djalit. Rama ka pesuar poshterim publik 👏👏 Djali te kete kujdes sepse Rama eshte hakmarres. Mund ta ekzekutoje fizikisht. Ah, ndjese, e ngaterrova me Saliun qe te vriste diten per diell dhe thoshte u vrane me plumba rikoshete.

  2. Po ju o pushta cfare nuk i thate keti cunaku kur pranoje detyren ai nuk e perballoje dot balten qe ju hodhet per te tani filloni te lepini beshtymen tuaj.djal pa karakter tregoje qe nuk di te punoje,tani shko djale zeri vendin dok te shkencave per drog i denuar ne itali,shko ndricoje pak lulin

  3. Me mire vone se kurre.Nuk pranoi te behej zagar i politikes.Per keta intelektuale ka nevoja Shqiperia,
    por per keta intelektuale,nuk ka vend qeveria.Po te kishte zgjatur edhe nje Jave,do te ishte asfiksuar
    nga kuterbimi i”rilindjes”.Taulant Muka denoncoi zv.ministrin e Arsimit per plagiature,nje akt qytetarie
    qe pakkush e bën,akt qe llumi i shoqerise sone nuk di ta vleresoje,dava llumi,dava drogaxhinjsh.Shume
    shpejt e kuptoi,qe pranimi i tij ne postin zv.ministrit te Arsimit ishte nje gabim,kur pa se askush nuk ishte
    per reformimin e arsimit,por vetem per militantizmin e tij,u terhoq.Perseri nje qytetarie.Taulant Muka
    i duhej llumit te “rilindjes”per te permisuar imazhin,por jo per te ndryshuar metodat mafioze ne qeverisjen
    e Shqiperise.

  4. Zigur shkruaj te tema aty te ka caktuar shoku lesi mos shkruaj ne portale te tjera paga eshte njelloj dy byreqe dhe nje llalle tre veta,largoi nga ketu

  5. Ky Ipaemer, kopil, qe vjen nga nje kokerr ulliri qe e lepinin 10 vete, po byrek eshte nga truri e aty i ka ngelur akrepi i sektit,,,por aqe di, e aqe thote,, kjoeshte mesimi nga rilindja, me autike, e servile, me bandite e drogmene, me mashtrues e hajdute,,,,kjo eshte teresia e kopese se qelbesirave.

  6. E dëgjova këtë djalin e ri zv,ministër të arsimit për dy javë në një intervistë televizive.
    Thjeshtë një nga eksperimentet perverse të kryeministrit që është e vështirë ta kuptosh se pse i bën.
    Po dëgjoja pa u përqëndruar shumë këtë intervistë e në fillim nuk po e kuptoja se për cilin Taulant e kishte fjalën ky djalë që e përmendëte këtë emër dy tre herë në një fjali. Pas pak e kuptova se Taulanti na qenkesh ai dora vetë e ai fliste për vete në vetën e tretë.
    Duke lënë mënjanë këtë shenjë naiviteti e papjekurie, ato që thoshte për gjendjen me të cilën ishte përballur me ate detyrë në ministrinë e arsimit, janë një realitet i prekshëm për të gjithë qytetarët.
    Shembullin më tipik të palo “intelektualëve” që tundin dipllomat e titujt medemek shkencorë, e pashë tek një studio tjetër televizive, duke dëgjuar “profesorin” e vjetër të historisë enveriste, Paskal Milon.
    Ky zotëri del e ngrefoset si historian e doktor apo profesor i shkencave duke ju drejtuar historianëve të rij të formuar në shkollat perëndimore me arrogancë, se duhet të kalojnë nja 30 vjet që të kesh të drejtën të debatosh me mua pasi je një çunak.
    Ky farë profesori këto tituj shkencorë i ka marë duke shfrytëzuar si plagjiaturë propogandat e KQ të PPSH që ngrinin në qiell diktatorin kriminel Enver Hoxha, e demonizonin pinjollin e frashërllijve, Mid’hat Frashëri, një nga personazhet më të shquara të patriotizmit e intelektualizmit shqiptar.
    Tashmë vlerësues të Enver Hoxhës apo të diktaturës së tij, mund të gjesh vetëm tek disa kufoma të gjalla të atyre që i kanë duartë me gjak në vrasjen e nxitur nga lufta e ndyrë e kllasave.
    Miti i Enver Hoxhës tashmë ka rënë plotësisht me dokumenta të shumta.
    Bashkë me mitin e gënjeshtërt të lartësimit të figurës së diktatorit , me të cilin Milo mori titujt shkencorë, do të ishte normale që këto tituj ti hiqeshin këtij “historiani” plagjiato e ai nuk duhej lejuar kursesi që të vazhdonte të helmonte studentët shqiptare me gënjeshtrat e tij pro diktatoriale komuniste.
    Përfytyroni që në universitetet gjermane, të ketë profesore e doktorë si Paskali, që të bëjnë propogandë për meritat e Hitlerit.

  7. Zigur post te ri do maresh tani,luli po ben gati nje zyre per te gjithe ju skifterat e saliut te paguara nga zeni oferte 6 mujore deri ne zgjedhje tre vakte dushe te perbashketa per grupin ti do jeshe kryetar,tani shkruaj dicka per firmen Viktorja,dok e shkencave per drog dhe trafikantin e arrestuar ne hollande me 65 kg heroine te tre miq dhe financues te lulit dhe kunatit me fotografi eshte prova

  8. Kush sillet keshtu eshte gomar i gjithi. Bota eshte e madhe, e mrekullueshme dhe plot mundesi per njerezit e afte. Nuk ka rob me tru ne koke qe te zgjedhe mesjeten shqiptare para mundesive profesionale qe ofron ajo pjese e botes qe ka hyre ne mijevjecarin e trete! Kush perpiqet te na shese se ka ‘zgjedhur’ Shqiperine, sidomos nese aludon per arsye ‘parimore’ eshte mashtrues. Deshtak ne jete e ne profesion. Mukja ne fjale te kthehet aty ku ka studjuar, te perveshe menget dhe te tregoje, nese i do qejfi (per ego) se eshte i afte profesionalisht duke bere karriere aty ku ka sens logjik karriera akademike/shkencore, ne boten e zhvilluar.

  9. Politika eshte profesion. Ka objektiv kryesor ndermjetesimin mes interesave te kunderta ne shoqeri dhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve pa dhune. Qasja prej talebani nuk i ka sjelle ndonjehere ndonje te mire shoqerive njerezore. Ky cuni me eshte dukur perhere i papjekur, politikisht dhe profesionalisht. Zgjidhjet nuk na vijne nga kjo kategori. Gjithesesi ka kohe akoma, i ri eshte. Per mendimin tim, nese ka deshire (nga menyre sesi vepron duket se po) te merret me politike rruga me e mire eshte afirmimi profesional jashte shtetit (nese i vlen lekura) dhe pastaj ripropozimi ne tregun politik shqiptar pas ca vitesh (afirmimi ne profesion, kudo ne bote, pervec aftesise profesionale kerkon edhe pjekuri dhe aftesi dialogu dhe kompromisi).

  10. Byth pambuku kishte rene dhe nga pesha,cte duhet puna ne ministri,zyra e shqupit te bodrumet kerkojne puntore tani shko dhe beje shoqeri .arit,zigurit,stalinit,fax dhe ne fund dhe nje ipaemer pastaj dhe edi lesi si shefi,rroga eshte e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu