• |
ide | kryesore

Kolegji i Apelimit pranon ankimimin e Komisionerit Publik për gjyqtarin Islamaj

Lajme



Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon kërkesën për ankimi të Komisionerit Publik, Florjan Ballhysa, ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj.

Në seancën e sotme, komisioneri Ballhysa deklaroi se u qëndron deklaratave për gjyqtarin Islamaj.

Ballhysa: Të shprehet trupa gjykuese nëse jemi në kushtet për çeljen e hetimin gjyqësor.

Ndërkohë trupa gjykuese pyeti Islamaj: Jeni shprehur se keni një listë për udhëtimet jashtë shtetit. Ku është kjo listë?

Gjyqtari Islamaj: Ju kërkoj ndjesë se e kam harruar dhe mund ta gjej e ta dorëzoj. Unë i kam paraqitur provat si akte që i shërbejnë procesit. Mendoj që Komisioneri duhet të shprehet nëse e bindin ose jo provat, pastaj gjykimi të vendosë. Kolegji i Apelimit nuk ka karakterin e KPK dhe s’mund të mbledhë prova të reja. Kërkesa e Komisionerit Publik është e pabazuar në ligj.

Seanca e rradhës do të mbahet më 11 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *