• |
ide | kryesore

Abuzimi me paratë e lobimit, Hashim Thaçi thirret në komisionin hetimor të Kuvendit

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është thirrur të hënën në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me paratë e lobimit, si janë shpenzuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Sipas “Kohës Ditore”, thirrur është edhe avokati britanik Geofffrey Nice, pasi një email i tijdrejtuar Qeverisë së Kosovës në fillim të këtij viti nxiti dyshimet per abuzime të zyrtarëve me paratë për lobim.

Avokati Nice pretendon që Thaçi i ka mbetur borxh rreth gjysmë milioni euro për shërbimet që ky i ka kryer për të. Nice ishte angazhuar ta këshillonte Thaçin, kishte ndihmuar në krijimin e një materiali të nevojshëm kur krijohej Gjykata Speciale. Po ashtu, kishte ndihmuar në librin biografik të Thaçit me titullin “Shteti i ri – burrështetas modern”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *