• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë/ SHBA: Të zbatohet sundimi i ligjit për Saimir Tahirin

Kryesore, Lajme

Ambasada amerikane në Tiranë ndonëse nuk ka ende një ambasador, vazhdon të jetë aktive me deklarata të forta që trazojnë politikën e Tiranës. Sot selia diplomatike te Rruga e Elbasanit i kërkon gjyqësorit shqiptar hetim të plotë ndaj Ervis Martinajt dhe Saimir Tahirit.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Disa ditë më parë pas dënimit të Emiljano Shullazit, ambasada e SHBA-së në vendin tonë pyeste: Kush e ka radhën pas tij?! Në fakt kush e ka radhën? Aktualisht janë disa dosje të forta nën hetim, por ende asnjë nga ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës  nuk ka rënë në rrjetën e drejtësisë.

Lidhur me dosjen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ishte shprehur kohë më parë se po paguhen para për të mbyllur cështjen në gjykatë.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, shprehej Donald Lu pak kohë më parë.

Ish-ambasadori deklaronte gjithashtu gjatë një interviste televizive se për dosjen ‘Tahiri’ duhet të vendosë gjykata, jo politikanët.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…” deklaronte ish-ambasadori Donald Lu.

Prokuroria për Krimet e Rënda i shtyu me tre muaj të tjerë hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë vetë Saimir Tahiri ka dalë publikisht për të deklaruar se pala italiane ka pushuar hetimet ndaj tij sa i përket dosjes ‘Habilaj’. Drejtësia shqiptare e akuzon Saimir Tahirin për trafik ndërkombëtar droge dhe krijimi i lehtësive për grupin kriminal të ‘Habilajve’.

©LAPSI.al 

6 Comments

  1. Nuk ka se si te denohen apo te arrestohen ”peshqit e medhenj” sepse i ruan balena ne miniature, qe ka rrembyer tere pushtetet e eshte bere diktator. Edhe kete duhet ta shohe ambasada me me rigorozitet sepse ligjet zbatohen vetem ashtu si i komandon diktatori,. Pra, ketu nuk ka drejtesi te barabarte.

  2. Nuk ka drejtesi se po te kishte saliu dhe luli duhet te ishin ne burg qe ne janarin e 2011 dhe shqiperia do te ishte ne be tani,janari ishte rasti I fundit per keta te dy se me heret me 2009 saliu I gerdecit dhe luli rr e kombit,dhe shitja e detit,per te gjitha keto media ka akuza konkrete dhe ne ate kohe gjykatat kishte blinduar saliu me skifteret e tij qe vazhdojne edhe sot,amb nuk foli atehere,prokuroret e saliut kane nje vit e gjys qe nuk kane asnje prove dhe tani jane ne siklet,cfare te bejne

  3. Po he pra se u be legjende kjo puna e tahir lavires.ose rraseni brenda ose mbylleni fare kete histori se u bete si telenovela 100 vitrinat.asgjeje nuk i shkohet deri ne fund ne kete vend te qelbur.ngjesheni brenda kete majmun qe i ben karshillek te gjithe shqiptareve me jeten luksoze qe ben si i pa pune.boll më se na çate trapin.burg per kete kërrme.

  4. O ti me emer t o gojore ato qe une shkruaj a jane te verteta,apo jo kete thuaj o gojorist,saliun dhe lulin mere per darke dhe kenaqu me ta,por mos u mundo te na I shesesh si engjell o trap klasik

  5. Taho droges I Hani mutin sa kohe qe hajduti president eshte I pafajshem.Xhafes I hengri bytha vete dhe nuk dinte qe do te duhen qe pervec origjines se dyshimte do te perplasej per Tahon.Kohet nuk ndryshojne kollaj,vetem interesat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu