• |
ide | kryesore

Paris Hilton nuk zbaton ligjin pas ndarjes, mban ende unazën 2 milionë dollarëshe

Paparazzi, Slider



Miliarderja Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me këngëtarin Chris Zylka, por ende nuk e ka hequr unazën.

Burime pranë Chris konfirmojnë se vlera e unazës arrin në 2 milionë dollarë. Paris duket se ka një lidhje të ngushtë me të pasi nuk pranon ta heqë nga dora.

TMZ ka zbuluar se ndarjen e kërkoi vetë miliarderja. Ligji i Kalifornisë thotë se nëse femra kërkon të ndahet, mashkulli duhet të marrë sërish unazën. Dhe Chris dëshiron që ky ligj të zbatohet.

Pas ndarjes ata nuk janë takuar bashkë e Chris nuk ia ka kërkuar unazën, por do që ta marrë.

Aksesori është tepër unik me një diamant 20 karatësh që mori 4 muaj për tu përpunuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *