• |
ide | kryesore

Vuçiç vendos kushte për bisedimet Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit



Në një konferencë për media, presidenti i Serbisë Alexander Vuçiç ka thënë që është i gatshëm për rinisjen e dialogut me Kosovën, por kërkon që secila rregull dhe marrëveshje të respektohet.

“Fatkeqësisht unë nuk mund të garantoj që Prishtina t’i respektojë marrëveshjet dhe ta bëjë punën e vet”, ka thënë Vuçiç, shkruan Zeri.

Ai ka shtuar që Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me çdo shtet, për sa kohë që pala tjetër është e përgjegjshme.

“Në çdo dialog duhet të ekzistojnë rregulla që duhet të respektohen nga të dyja palët. Presim që Prishtina ta realizojë punën e saj dhe në mënyrë të civilizuar të heq taksën ndaj mallrave nga Serbia. Nëse e bëjnë këtë, jemi të gatshëm që menjëherë t’i vazhdojmë bisedimet”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të hiqet taksa kosovare mbi ushqimet serbe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *