• |
ide | kryesore

Motra e Stinës rrëfen momentin e sikletshëm: Mu zbërthyen sutjenat kur…

Paparazzi, Slider



Nëse për shumë prej nesh, festat janë një arsye më shumë për ta marrë ditën pushim dhe për të gëzuar, për shumë të tjerë është punë! E kemi fjalën për këngëtarët, të cilët duhet të udhëtojnë në çdo cep që ka shqiptarë për t’i lumturuar me tingujt e muzikës shqiptare. E ftuar në emisionin “Trokit”, këngëtarja Alida Duka dhe Blerina Matraku treguan se edhe këtë vit nuk përbën asnjë ndryshim, ndërrimi i viteve do t’i gjejë larg familjes. Sigurisht, që puna shoqërohet gjithmonë edhe me incidente, ndaj Alida nuk nguron të na tregojë një të tillë që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë. “Mbrëmë tek xhirimet, nuk kishim shumë kohë dhe m’u hapën sutjenat. Vëllai më tha vazhdo, vazhdo, u mbulova me duar (qesh): “Je shumë mirë”. Ndërkohë që unë i thoja më falni, më falni me dorën tek gjoksi. Po hiqë atë dorën më tha! Hajt se do ta shpjegoj më vonë iu përgjigja. Por shyqyr, nuk e kuptoi njeri” – u përgjigj këngëtarja shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *