• |
ide | kryesore

Tentoi t’a rrëmbente ish i fejuari, 20-vjeçarja rrëfen arsyen

Paparazzi, Slider



 

 

Ditën e sotme në Elbasan një 20 vjeçare me inicialet R.K u mor me forcë në një makinë të tipit BMë. Personi i cilit tentoi ta rrëmbente ishte ish-i fejuari i saj, Romeo Meta.

Vajza në fjalë  u shpëtua falë një gazetari i cili dëgjoi thirrjet e vajzës për ndihmë duke telefonuar menjëherë policinë.

Pasi u arrit që makina të ndalohej në Universitetin Aleksandër Xhuvani, e reja u dërgua në spital pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

E pyetur se çfarë ndodhi dhe përse djali tentoi ta rrëmbente, vajza u shpreh:

“Ai është ish-i fejuari im. Jemi ndarë, pasi ai më ka tradhtuar. Nuk doja të rrija më me atë, prandaj kërkova ndihmë. Nëse policia nuk do të ndërhynte do të kisha pasoja”.

Sipas “Report TV” në trupin e vajzës kishte shenja dhune, që dyshohet se ju shkaktuan nga ish-i fejuari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *