• |
ide | kryesore

Dolce & Gabbana kërkojnë falje për fyrjet ndaj popullit kinez dhe kulturës së tyre (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Stilistët Stefano dhe Domenico kanë kërkuar falje publikisht për fyrjet e përdorura ndaj popullit kinez dhe kulturës së tyre.

Reagimi erdhi pasi kinezët nisën të hidhnin në plehra mallrat e markës Dolce & Gabbana si dhe të hiqnin nga vitrinat e dyqaneve të gjitha ato produkte që mbanin emrin e saj.

Stefano debatoi me komentuesen Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “Shtet m*ti”, “Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.

Kjo shkaktoi një furtunë reagimesh në mesin e popullsisë kineze, të cilët janë edhe blerësit më të mëdhenj të Dolce & Gabbana.

Situata e krijuar i detyroi dy stilistët që të kërkonin falje publike përmes një videoje të publikuar këtë të premte, drejtuar popullit kinez dhe dashurisë që kanë për kulturën e tyre.

“I kërkojmë ndjesë popullit kinez në mbarë botën. Gjithmonë kemi qenë të çmendur pas Kinës, e kemi vizituar shpesh. kemi qenë në shumë qytete. E duam kulturën tuaj”.

Video u mbyll me një ndjesë mjaft prekëse nga dy stilistët, në gjuhën kineze.

Marka u përball me kritika të gjera pas një fushate reklamuese, e cila paraqiste një modele kineze që përpiqej të hante gatimet italiane si pica dhe cannoli me shkopinj. Videoja shkaktoi mjaft debat për mënyrën sesi përshkruheshin kinezët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *