• |
ide | kryesore

Në këtë ditë feste Ariana Grande kujton ish të dashurin, Mac Miller

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme, familjet amerikane u mblodhën në një tryezë për të festuar ditën e Falenderimeve. Por ndryshe nga të tjerët, Ariana Grande nuk kishte shumë gjëra për të thënë faleminderit, pasi për të ka qënë një vit shkatërrues.

Fillimisht, shpërthimi në koncert ku humbën jetën 22 fansa, prishja e fejesës me Pete Davidson si dhe ndarja nga jeta e ish-partnerit të saj Mac Miller. Duket se lutjet e këngëtares së hitit “Breathin” në këtë ditë, ishin pikërisht për këtë të fundit. Ajo ka rikujtuar ditën e Falenderimeve në vitin 2017, ku Miller ishte pranë saj përmes një foto në “Instagram”.

“Na mungon” – shkruante krahas fotos këngëtarja.
Ariana dhe Mac qëndruan të lidhur për më shumë se dy vite dhe më pas njoftuan ndarjen në muajin maj. 2 muaj më vovë, këngëtarja njoftoi se ishte fejuar me aktorin e humorit Pete Davidson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *