• |
ide | kryesore

Pas atentatit me tritol, Vlora tronditet nga një përplasje me armë

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Vlorës. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ka degjeneruar me përdorimin e armëve.

Nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur. Ngjarja vjen pas shpërthimit të një automjeti pak orë më herët që la të plagosur rëndë një biznesmen në qytet. Agron Alushaj 48 vjeç, humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të lëndës eksplozive në makinën e tij.

Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *