• |
ide | kryesore

Jo vetëm burg, Prokuroria belge i kërkon bandës së shqiptarëve dhe 4 milionë euro

Lajme, Të fundit



Prokuroria në Belgjikë kërkon dënimin me 10 vite burg për një bandë shqiptare që vitet e fundit kishte arritur të fuste ilegalisht në Angli qindra klandestinë

Kreu i kësaj bande, Alket Dauti u arrestua në Londër në qershor të këtij viti, nga ku ai, së bashku dhe me të vëllanë dhe kushërinjtë jepnin instruksione bashkëpunëtorëve të tyre në Belgjikë.

Banda rekrutonte shoferë kamioni të cilët do të merrnin  në kamionët e tyre klandestinë kundrejt një pagese.

Për një vend në kabinën e kamionit duhej të paguake 13  mijë paund, 14. 600 euro. Ndërsa për një vend në pjesën e pasme të kamionit çmimi varionte në 8 mijë paund, (9 mijë euro)

Brenda një viti banda kishte arritur të kalonte në Angli të paktën 90 emigrantë përfshi këtu dhe fëmijë 2 muajsh. Në total ata kishin arritur të përfitonin nga ky trafik 910 mijë euro,.

Prokuroria e Bruges në Belgjikë, kërkon sekuestrimin e kësaj shume si dhe gjobitjen me 3 milionë euro të 14 anëtarëve të bandës.

Dauti u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit si pjesë e një hetimi të përbashkët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Dhjetë të tjerë janë arrestuar në Belgjikë, Francë dhe Spanjë si pjesë e hetimit./ora news



1 Comment

  1. Banda mafioze e familjes berisha qe kane transportuar te rinj nga veriu,por tani po arrestohen nje nga nje,po I prehen krahet kesaj bande te familjes rrethi po ngushtohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *