• |
ide | kryesore

Katër të rinj shqiptarë rrugëve të Irlandës, prangosen prej policisë

Arkiva, Të fundit


Policia irlandeze ka arrestuar 4 emigrantë të jashtëligjshëm shqiptar. Të rinjtë, rreth të 20-tave, u kapën në mes të një rruge në rajonin Midlands.

Prej të dhënave të publikuara deri më tani, pretendohet se për të shkuar në Irlandë, ata ishin fshehur në pjesën e pasme të një kamioni i cili si pikënisje kishte patur Spanjën.

Para se kamioni të nisej për në Laois, trageti në të cilin ai ndodhet ishte ankoruar në Ringaskiddy.

Tashmë katër të rinjtë kanë kërkuar azil në Irlandë.

Ata u kapën në mbrëmje, rreth orës 22:30 të ditës së hënë. Pasi iu morën të dhënat, u arrestuan për emigracion të jashtëligjshëm.

Sipas një burimi në të përditshmen irlandeze “Independent”, të rinjtë shqiptarë ishin treguar të sinqertë me oficerët e policisë, duke i treguar atyre gjithçka rreth mënyrës si kishin shkuar në Irlandë. Tani ata po vazhdojnë aplikimin për azil.

Vala e emigracionit të të rinjve shqiptar drejt perëndimit, vjen çdo ditë duke u shtuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *