• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla ka një pyetje për studentët

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar përmes një deklarate në Facebook pas ditës së tretë të protestës studentore në Tiranë. Ja cfarë shkruan ajo.

“Prej tre ditësh dëgjoj çfarë nuk dëgjoj dhe përpiqem vetëm të komunikoj qetësisht kur më jepet mundësia. Prej tre ditësh i përgjigjem pozitivisht çdo letre apo pusulle me kërkesa që më vjen në derë. Prej tre ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy. Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t’i shtrosh në tryezë kërkesat? Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problematika komplekse e Universitetit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht?

Si mundet që një protestë kaq e mbarë në qëllimin e saj të afishuar, të mos artikulojë akoma një përfaqësi për dialog me qeverinë?

Kam dëgjuar disa që thonë “s’duam negociata!”, por në fakt as ne s’kemi kërkuar negociata, por dialog, ballafaqim serioz në sytë e publikut dhe bashkëpunim për adresimin e problemeve të ngritura!
Është gati e pabesueshme fjala vjen, që shumëçka i kërkohet qeverisë, kur ligjërisht i është deleguar me kohë universitetit! A duhet folur për këtë? Qetësisht dhe zë për zë? Apo duhet vazhduar kështu, me një pjesë në rrugë që nis letra, pusulla, e-maile dhe postime në rrjet me kërkesa që bëhen mal dhe qeverinë që pret prej tre ditësh të ulet në tryezën e dialogut?

Mendoj se nuk është as e dobishme, as e drejtë për ata që s’kanë agjenda të tjera në këtë protestë.

Së fundmi dëgjova thirrjet nën dritare “Lindita dil në shesh!” dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova! S’ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërendojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?” shkruan Nikolla.



9 Comments

    1. Ore kar .. lexoje mire se cfare ka shkruar … Ti je tipiku i njeriut qe nuk di se cfare do . Vetem shfryn frustrimin tend me fjale te ndyra.

      Nese studentet protestojne duhet te kene nje perfaqsi. Deri tani ministres i kane shkuar 7 kerkesa te ndrushmee nga grupe studentesh te ndryshem me kerkesa qe ndryshojnenga njera tjetra.

      Ajo thjesht po kerkon qe studentet te krijojne nje perfaqsi te tyren.. Eshte e pa mundur te plotesosh kerkesat e cdo studenti.

      debil

      1. Ju ka hyp vetja ne qef juve rilindasve. Ska gje jeni rrit me punen e tjetrit. Kjo lindita bashke me shefin tend duhet te ikin ndyshe rrezikojne demokracine.
        Ps: futi ne bythe ato shtate kerkesat o lali kari

        Mole

        1. @” Kjo lindita bashke me shefin tend duhet te ikin ndyshe rrezikojne demokracine. @” ???????

          Paske mesuar se ceshte demokracia ? Gje e mire, te pakten nuk do vdesesh inorant .

  1. Ju z ministre keni deshtuar me studentet. Ju dhe KM I quajtet me arrogance ngeles. Problemet qe ata ngrene i krijuat Ju dhe qeveria juaj.
    Tani, si mund te besojne studentet se ju mund tja u zgjidhni hallet dhe te diskutojne me ju? Me e vogla qe duhet te beni, eshte te jepni doreheqjen. Nese nuk e beni, atehere ose keni bere zullume dhe doni ti mbuloni, ose nuk e keni idene e qeverisjej ne demokraci.

    1. atehere sipas llogjikes tende studentet te mos bertasin duam te na plotesohen keto kerkesa , por te bertasin ‘ jep dorheqjen zonja ministre’ …

  2. O autiku partise qe ben replika me kedo qe del kunder kesaj bundres nga fshati, akoma se ke kuptuaar qe ata kerkojne largimin e saj dhe te qeverise. Ministrja ato kerkesa i ka ditur me kohe dhe i ka injoruar keshtu qe ftesa per “dialog” eshte thjeshte taktike per qetesim proteste dhe vonese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *