• |
ide | kryesore

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT: Ministrja dhe Rektori të japin dorëheqjen

Lajme, Të fundit



Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, Kristian Kina, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikollës dhe të rektorit Mynyr Koni.

Kina denoncon mungesën e funksionimit të sistemit informatik prej dy vitesh në Universitetin e Tiranës. Sipas tij, ministrja e Arsimit së bashku me rektorin Mynyr Koni duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për situatën e Universitetit sot.

Më poshtë kërkesa e Kristian Kinës për ministren dhe rektorin:

Situate qe mund te evitohej!
Bashkefajtoret e kesaj situate, Ministria dhe Rektori i UT, duhet te dorehiqen menjehere !!!

Me studentet e Universitetit te Tiranes, universitetit me te madh ne Shqiperi, nuk mund te tallet njeri! Si perfaqesues i studenteve ne Senatin Akademik te UT, e kam per detyre morale, qe te shpaguaj besimin e studenteve tek une, te mbroj interesat e tyre dhe te denoncoj cdo rast abuzimi me studentet e UT!

Me poshte, ju ftoj te shihni nje pjese te raportit qe Ministria e Arsimit ka hartuar ne lidhje me konstatimet e shkeljeve ne UT!

Pra, situata eshte e tille: Znj.Ministre i sheh shkeljet, e di qe studentet ne Universitetin e Tiranes po vuajne nga keto paligjshmeri, e di qe sistemi informatik ka 2 vjet qe nuk funksionon ne fakultetet e UT( e dhjetera probleme te tjera) dhe ç’ben ajo qe ta sjelle UT ne normalitet?…

Asgje!

Madje, me ane te veprimeve dhe mosveprimeve te saj, u be pale me ata qe i kryene keto paligjshmeri!
Absurde!

Pikerisht per kete arsye, gjate nje ballafaqimi timin me znj.Ministre, dt 7 .12.2018, ne Forumin Kombetar te Rinise, e bera pergjegjese publikisht per kete situate dhe i kerkova doreheqjen!

Po ashtu, pardje, ne mbledhjen e Senatit Akademik, dt 12.12.2018, e bera gjithashtu pergjegjes Rektorin e UT, Z.Mynyr Koni per kete situate. I kerkova qe te mos heshte, te merrte pergjegjesite e tij publikisht dhe te jepte doreheqjen!

Sot me shume se kurre, studentet jane te bashkuar per te drejtat e tyre dhe te vendosur t’i shkojne deri ne fund ketij misioni!

Per arsimin cilesor !

 



4 Comments

  1. Mire more kryetar i studenteve ne senatin akademik por pse e hap gojen sot ,anuk ishe edhe para fillimit te protestes ti bashke me studentet ?Apo kur ju mblidhet litari mundohi te shfajesoi .Ae i ke bere te qarta keto ne senatin akademik tere kete kohe apo kur ju vjen veza per te bere ate here shterngoni bythen.

  2. S’ka dialog!

    Njehere Luani vendosi te shroje nje gosti per te gjitha kafshet e pylllit…..
    Dhelpra nuk po shkonte. Lepuri, i nisur per atje, e ftoi dhe i tha pse nuk po vinte dhe ajo.
    – Shoh shume te hyne por asnje te dale…- u pergjigj Dhelpra

  3. Po nqs Rektori i universitetit të Tiranës i ja ka bërë të ditur ministrisë arsimit për situatën dhe ato nuk bëjnë asgjë duke menduar se do vështirësojnë punen e tij per çfarë arsye ai duhet të japë dorëheqjen?! Apo ashtu ta kanë thonë atje ke sorosi?…..kellire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *