• |
ide | kryesore

Shqipëria shpenzon 3 herë më pak se BE për mbrojtjen sociale

Lajme, Të fundit

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale janë 28.2% e PBB-së, qeveria shqiptare shpenzon 3 herë më pak. Në shpenzimet për mbrojtjen sociale përfshihen shpenzimet për papunësinë, shëndetësinë dhe pagesat e paaftësisë, ndihmat ekonomike, pagesat për të moshuarit dhe veteranët, etj.

Megjithatë, edhe ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian ka diferenca mbi përqindjen e shpenzimeve që shkojnë për mbrojtjen sociale. Vendi me social i Europës është Franca, ku sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet qeveritare për mbrojtjen sociale janë sa 34.3% e PBB-së. Në përgjithësi vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore janë më sociale dhe shpenzojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian për mbrojtjen sociale mbi mesataren. Pas Francës, shpenzimet më të larta i ka Finlanda me 32% të PBB-së, Danimarka 31.6%, Austria me 30.3%. Mbi mesataren e BE-së janë edhe shpenzimet në Gjermani, Holandë, Suedi, Itali dhe Belgjikë.


Ndërsa shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen sociale i kanë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian peshën më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen sociale e ka Rumania, me rreth 15% të PBB-së. Eurostat ka llogaritur se në grupin e shpenzimeve për mbrojtje sociale, rreth 45.6% shkojnë për të moshuarit dhe 36.9% shkojnë për shëndetësinë dhe pensionet për paaftësinë. 8.7% shkojnë për familjet dhe fëmijët, 4.7% për papunësinë dhe 4.2% për strehimin dhe përjashtimet sociale.

Në Shqipëri, peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve për mbrojtjen sociale e zënë transfertat e brendshme me 83% të totalit ku zëri kryesor janë pagesat për pensionet ( thuajse sa dyfishi i mesatares së BE-së) dhe 16% të totalit shkon për buxhetet e familjeve dhe individëve. Në Europë vendet që kanë peshën më të lartë të pagesave të pensioneve janë Greqia me 65%, Portugalia dhe Italia me 58%, Qipro dhe Polonia me 56%.

Mbrojtja sociale konsiston në politika dhe programe të qeverisë për të pakësuar varfërinë dhe mbështetur shtresat vulnerabël të shoqërisë.

Mbrojtja Sociale

/Monitor

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu