• |
ide | kryesore

Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë, nisin aplikimet tek “Zoja e Këshillit të Mirë”

Lajme, Të fundit



Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall për herë të parë konkursin për 10 Programe Specializimi afatgjata të “Ciklit të Tretë”, në fushën e mjekësisë dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”.

Kontributi dhe formimi i figurave të afta profesionale është një ndër objektivat kryesore të këtij  institucioni akademik. Për këtë arsye, Universiteti Katolik ZKM vendos në disposicion të të diplomuarve në mjekësi, Specializimet e mëposhtme në:

  1. Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular
  2. Kirurgji e Përgjithshme
  3. Ortopedi dhe Traumatologji
  4. Mjekësi Transfuzionale
  5. Gastroenterologji
  6. Gjinekologji dhe Obstetrikë
  7. Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive
  8. Shkenca të të Ushqyerit
  9. Kardiokirurgji
  10. Nefrologji

UKZKM ndërmerr nismën e aktivizimit të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë duke e cilësuar këtë hap, si një prioritet për plotësimin e kurrikulës universitare dhe duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e numrit të mjekëve specialistë cilësorë, kaq të nevojshëm në kohën tonë.

Procedurat e aplikimit për të marrë pjesë në provën përzgjedhëse, janë të mundura 30 ditë nga data e shpalljes së konkursit dhe gjenden të publikuara në faqen online zyrtare të universitetit:

https://www.unizkm.al/al/menu-e-shpejte/news-evente/2350-shpallje-konkursi,-programe-specializimi-afatgjat%C3%AB-n%C3%AB-fush%C3%ABn-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB,-edicioni-i,-viti-akademik-2018-2019

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i themeluar në vitin 2004 është i vetmi universitet jopublik në Shqipëri, diplomat e të cilit falë partneritetit me universitetet publike italiane, njihen edhe në Bashkimin Europian. Së fundmi, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” fitoi akreditimin e tretë institucional, me maksimumin e pikëve, duke përmbushur plotësisht kriteret dhe standartet e kërkuara në nivel akademik dhe infrastukturor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *