• |
ide | kryesore

BE në mbështetje të studentëve, e drejta për arsim është qëndrore për çdo shoqëri

Arkiva



Pas letrës së studentëve drejtuar Ambasadës së SHBA-së dhe delegacionit të BE-së, vjen dhe reagimi i kësaj të fundit.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar duke u shprehur se protestat paqësore të studentëve janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Lidhur me kërkesat e studentëve, ky delegacion është shprehur se në shoqërinë shqiptare ekziston një konsensus i gjerë.

 

‘Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit’.

Delegacioni i BE-së nënvizon se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *