• |
ide | kryesore

Rama për emigracionin: Po të mos kishin ikur shqiptarët, sot do të hanin njëri-tjetrin

Lajme, Të fundit



Në përballje me studentët e “Universitetit Bujqësor” kryeministri i është përgjigjur  njërit prej tyre, i cili e pyeti për emigracionin e shqiptarëve, duke i thënë se po të mos emigronin shqiptarët sot do kishin qenë duke ngrënë njëri-tjetrin.

Debati mes studentit të “Universitetit Bujqësor” dhe Ramës.

“Meqë ju na thoni se nuk ka vend të botës ku studentët nuk dialogojnë, mua më lind e drejta t’ju bëj juve një kundrapyetje. Me thoni ju një vend të botës si Shqipëria, që laget nga Velipoja ne Sarande me ujera detare, është në mes të Mesdheut dhe nga ku njerëzit emigrojnë pafund? Me thoni ju cili vend tjetër demokratik, pa luftë, pa epidemi dhe me një shtrirje gjeografike për t’u pasur zili, ka nje emigracion te tille?!

Unë mendoj qe ka rene besimi tek ju dhe nuk është mire qe te monopolizohet sinjali, do te ishte mire te kishte edhe televizione të tjera këtu.”

Kryeministri Rama tha:

“Së pari është e pavërtetë, shifrat nuk e thonë që në Shqipëri kanë ikur shumë njerëz. Shifrat thonë që shqiptarët janë larguar masivisht nga vitet 90-të dhe në 7 vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve të ikur dhe të kthyer është 160 mijë vetë. Do një vend ku ikin më shumë se sa nga Shqipëria: Është Kroacia. Nëse ti shkon në Kroaci mik i dashur të gjithë të thonë se problemi është ikja e njerëzve.

Ne shyqyr që nuk jemi në komunizëm dhe njerëzit mund të ikin. Secili ka të drejtë të provojë të jetojë ku të dojë, kjo është gjëja më normale në botë. Dhe mos harroni një gjë tjetër, po të mos ishin emigrantët, shqiptarët sot do të ishin duke ngrënë njëri-tjetrin fizikisht.”

 



13 Comments

  1. Ku jane 300 mije vendet e punes qe ke premtuar? Nuk do hanin njeri-tjetrin po te kishin pune. Ku eshte mjeksia falas qe ke premtuar? Ka vetem rritje taksash dhe rritje do te kete perderisa ka shume me pak njerez qe konsumojne (edhe po ta marrim thjesht nga emigrimi renjen e konsumit) arkat e shtetit nuk mbushen dhe ato leke qe grumbullohen shkojne per PPP ne parajsat fiskale. Mos fol me z. KM se po tregon paaftesine ne menaxhimin e situatave se bashku me gjithe skuadren qeverisese.

  2. A e din pse e si kthehen shqiptaret?? Ma mire se ata e din!! Miljonat e financuara ne port halet, gazeta e cfare sju shkon mendja per nje reklame mashtruese per kete vend te ndyre. Kthehen emigrantet te detyruar, me lot ne sy e me zemer te plasur fale atyre marveshjeve me kok shkurret e europes. Ti je mashtrues e cinik. Nqs bahet ndonje dekorate e vecante ti je miss poshtersia

  3. Ore ne 97 iken nga lufta 600000 emigrante,ne Spanje dhe Itali ka qytete me zero njerez dhe qeraja eshte 1 euro/muaj.Komunizmi vdiq,ne duam kapitalizem me mend komuniste.Mjere ne qe nuk e duam vehten.

  4. A ka sens nje Kryeminister I tille…A ka sens nje fraze e tille???? Po mendoj se c’fare do ti thoshin cdo KM te nje vendi tjeter po te kishte thene nje IDIOTIZEM te tille…Per gjuhe ta varin kete qe akoma do te shkaktoje shqipetareve dhimbje te tilla si emigracioni…

  5. Ikem o ed rama ikem …po jo nga frika se po na hante ndonje njeri…po nga dhimbja qe shikonim se si i afti injorohet e batakciu nderohet.O ed rama hap syt e shiko je specie ne zhdukje,po po je ne zhdukje,duhesh mbajtur si antikuar,dhe e di pse?Sepse je i vetmi kryeminister i nje vendi demokratik, qe gjate drejtimit te vet ka bere qe te kete nje hemorragji te frikshme Intelektualesh…po ed rama do ngelesh ne histori..bravo…emri jot do shkruhet (me cfare germash,mendoje vet)po do shkruhet diku…qe ishte nje here nje kryeminister qe i beri nder gjithe evropes e me gjere, se i dergoi dhuraten me te cmuar qe ka nje komb,i dhuroi Trurin e vet.
    Nuk e di a te ze gjumi naten sot…por neser,nese do te vijne mend, do kuptosh c’mekat te madh i ke bere Atdheut tone e te gjitheve ne.

  6. Ndofta te duket vetja ne ndonje nga ato mbledhjet e fshehta me rilindjen ku beni plane si te hani njeri tjetrin e te duket se eshte gjithe shqiperia aty. Jo more dallkauk jo, shqiptaret nga vitet 1990 iken masivisht per shkaqe mbijetese dhe ndertimin e nje jete me te mire pasi shqiperia ne ate kohe nuk ofronte asgje. Duke pare qe bota po ecen eshte shume e rende te mendosh qe te ikin nga shqiperia po per te njejten arsye sot ne vitin 2018, kjo nga sondazhet jo te qeverise tende por nga agjencite dhe mediat e huaja. Dhe sa per faktin se jane kthyer 160 mije kjo ka te beje me arsyen se largimi masiv i shqiptareve keto 3 vitet e fundit, fale qorrverisjes tende te ndyre, u be problem ne europe. Ishte europa qe e frenoi kete fenomen se po te ishte per ty sot do ishe vetem ti me banden tende ne kete vend. Por per fatin me te mire te shqiptareve duket, dhe jo e larget, se te ka ardhur mortja tek kembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *