• |
ide | kryesore

Kunati i Mimi Kodhelit në krye të KLP-së, PD: Rama po kap drejtësinë

Lajme, Të fundit



PD ka denoncuar emërimin e Gent Ibrahimt, në krye të KLP-së. Sipas saj, Edi Rama, me Gent Ibrahimin në krye të KLP, kërkon jo drejtësi për shqiptarët por një drejtësi në shërbim të tij.

“Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin”,- denoncon PD.

Deklarata e plotë e PD:

“Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Eksperti i qeverisë për reformën në drejtë​si dhe kunati i ish-ministres Kodheli, nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP.

Por Genti Ibrahimi është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. PD ka denoncuar kohë më parë projektin e Edi Ramës për të emëruar kryetarët e dy organeve që qeverisin drejtësinë.

Emërimi i sotëm provoi se shqetësimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin”.



6 Comments

  1. Kjo drejtësi është e KAPUR akoma pa filluar …. ato e kanë hallin me shpëtuar prokurorët e SOROSIT që janë me shumicë dhe të përlyer me korrupsion…..

  2. Po nese e ndieni qe eshte ashtu si thoni ju, pse nuk shkoni te ankoheni te rruga e elbasanit? Lerini pordhet dhe justifikimet se keto jan per trut e militanteve. Atje atje te rruga e elbasanit ikni e ankohuni nese keni byth.

  3. Koka e vetme e institucioneve te reja te drejtesise jane shba dhe be te tjerat ja pallavra skiftersh salist dhe lulist,ju skiftere jeni mesuar me tomen gjonin thanen dizdarin aldon etj te kurseve 6 mujore me urdher te saliut,per ju po nuk qe saliu Zeni,kjo drejtesi eshte e kapur,por e kapur mire fare nga shba

  4. Kur e duan sh,b a ne e vene te paret keta larot rilindas, por ata ore kuqo( amerikanet) nuk e dine dhe nuk jane futur me rrenjene zgjedhjen e ketyre kokave, sepse dihet, qe edhe ti idi mire mbase shume nga kjo trupe e zgjedhur jane bije, e trashegimtare nga soi kuqalesh, e andaj ju jeni gezuar me pa drejtesine qe kane zgjedhur, e jo me rinore te rinj qe kane studiuar ketu, a jashte vendit por krenoheni me falangjet tuaja te trashegimenise. Kjo nuk do jete e sukseseshme sic kerkohet nga amerika e euroa, keta shpejt do deshtojne, dhe me permbysjen e rikuqaleve, drejtesia do gjeje veten me demokrate te kohes, e me ligjet e barabarta per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *