• |
ide | kryesore

“Turp turp”, shikoni si u prit Rama në Vlorë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama shkoi në Vlorë, pasi në Tiranë prej 15 ditësh studentët nuk pranojnë të dialogojnë. Rama po diskuton me studentët në Vlorë në Universitetin “Ismail Qemali”.

Por, ardhja e tij u prit me thirrje “Turp, turp” nga studentët e Vlorës, të cilët kanë qenë që prej fillimit pjesë e protestës së nisur 15 ditë më parë në Tiranë.

Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit. Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.

 



4 Comments

  1. Ate pritje meriton.
    Nje njeri i cmendur i papergjegjshem, hajdut me cizme. Kjo fshihet pas aparences se ketij njeriu, i cili me konsumin dhe zullumin qe ka , nuk e kupton qe i ka ardhur koha per te ikur.

  2. Bravo studenteve!
    Courage isn’t having the strength to go on – it is going on when you don’t have strength. [Guximi nuk eshte fuqia per te vazhduar, por eshte te vazhdosh kur nuk ke fuqi!]

    Napoleon Bonaparte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *