• |
ide | kryesore

Itali/ Prangoset i riu shqiptar, i padëshiruar deri në vitin 2027

Lajme, Të fundit



Mediat italiane raportojnë sot, se një i ri shqiptar 28 vjeçar është arrestuar të enjten që shkoi në Bra të Italisë.

Sipas medias lokale, shqiptari ishte shpallur person i padëshiruar deri në vitin 2027. Ai ka tentuar ta shkelë këtë masë duke zgjedhur të udhëtojë me tren.
Kontrollet në Itali janë shtuar ndjeshëm gjatë festave të Krishtlindjeve dhe të ndërrimit të viteve.
Për të ruajtur sigurinë, në të gjithë vendin janë shpërndarë patrulla policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *