• |
ide | kryesore

Erion Veliaj propagandë edhe për Krishtlindje, ‘viktimë’ e tij kësaj radhe janë fëmijët jetimë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, s’le rast pa u fanepsur në ekrane, madje edhe sot që janë Krishtlindjet. ‘Viktimë’ e propagandës së tij kësaj radhe janë fëmijët jetimë të shtëpisë ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë. Veliaj i kishte hapur dyert e zyrës së tij në bashki për disa prej tyre dhe iu shpërndau dhurata. Por kjo s’mund të bëhej pa kamera. Veliaj kërkon t’ia tregojë gjithë dynjasë që po jep dhurata për fëmijët jetimë.

Përulësia dhe modestia që predikojnë natyrisht edhe Krishtlindjet, për kryebashkiakun e Tiranës nuk kanë rëndësi. Cdo gjë që ai bën, e vë në funksion të propagandës së tij si kryebashkiak, duke përdorur edhe mediat klienteliste. Për shfaqjen e sotme të shëmtuar, Veliaj kishte zgjedhur emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel. Gati një orë speciale për të brenda këtij emisioni, ku përveç shpërndarjes së dhuratave për fëmijët jetimë, flitet edhe për rijetëzimin e Kalasë së Tiranës.

©LAPSI.al



10 Comments

  1. Nuk ka gje se ne kanalin televiziv qe u be me -llumi- i televizoneve vajti ,atje eshte -strofulla-e ujqerve grabitqare.

  2. Eshte shume e vertete qe koqeministri i quan kazane mediat, sidomos kete tip media. Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe mediat te jene koke e kembe te zhytyr ne reklamimin e “arritjeve te qeverise qofte qendrore apo vendore”. I vetmi rast ne bote e unikal jemi ne, dhe listen e kazanit e kryesojne keta te top kanalit

  3. Sa turp. Po edhe me ata fatzi gjete me ba pislleqet tuaja. Pafsha kalamajte tuaj ne ato jetimore. Mosqofte larg

  4. E harruat saliun e lulin qe qurraviteshin neper cerdhe e kopshte me 17 Kamera nga mbrapa,atehere ju dukej e bukur ju skifterave te porhaleve qe keni

      1. O i paemer qe te marrte zoti ymrin.. Po shoh qe ke komentuar ne cdo lajm … por jo per lajmin por vetem e vetem te shash ata qe bejne komente qe ty nuk te pelqejne ty.

        Kaq i trash te jesh ? ( nuk cuditem) . Gomere si ty ka plot . Eshte hedhur FRDja ne sulm frontal ne te gjitha portalet dhe shan dhe kercenon cdo komentues qe komenton pro qeverise.

  5. Lapanjoz. qe aktron e shitet se na i do shume femijet, e kush ky, qe vrau ne Sharre. Per kete Ipaemer, zarbo, nese ka ngeluur per nje luge supe, le ti veje nga pas si zagar lules fikut, e pastaj te na thote ndonje levdate per qelbesirat e sektit, aty ku edhe ky kaqol ka dale.

  6. edhe ju te lapsit beni propagande pro PD edhe per Krishlindje, e kshu do vazhdoni dhe per vit te ri, paguheni per kete pune e skeni pse te ndaloni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *