• |
ide | kryesore

Rama për kartën e studentit: Mund të realizohet në fund të vitit 2019

Lajme, Të fundit



Një ndër kërkesat më të theksuara të studentëve ka qenë dhe pajisja me “Kartën e Studentit”. Shanset që kjo kërkesë t’i plotësohet së shpejti studentëve janë shumë të ulëta. Kryeministri Rama është shprehur se karta e studentit do të jetë gati nga fundi i vitit 2019.

Kjo kohë sipas liderit të PS-së duhet që të përcaktohen qartë se cilat produkte e shërbime do të përfshihen në kartën e Studentit. Për këtë, duhet që Ministria e Arsimit të lidhë marrëveshje me bashkitë dhe autoritetet e tjera për të lehtësuar xhepat e studentëve.

Rama ka ironizuar dhe studentët duke u shprehur se “nuk është karta që i ka penguar studentët të shkojnë në teatër e muze, të jemi serioz”.

“Po bëhet një draft për mënyrën e aplikimit dhe çështje të tjera teknike, në janar 2019 do miratojmë dy vendime, dhe fundi i 2019-ës është afati i realizimit”, u shpreh Rama.

Karta e studentit i jep mundësinë studentëve që të përdorin transportin publik falas, të kenë akses në kinema, muze e në mjedise të tjera me pagesë të reduktuar.



1 Comment

  1. Mazniku i gjithekudondodhuri,tha tek Opinion,se Karta do realizohet shume shpejt,se ka patur disa probleme te vockela fare teknike,qe po i zgjidhim.Tani ky i gjati,ja “dhjeu”mjekrroshit Mazniku,duke i thene miletit se ai(mjekrroshi Mazniku),flet kot-si gjithmone.Une-qe flas shkurt (si gjithmone),po ju them se Karta do jete nga fundi i vitit 2019-me kesmet,por qe mileti e perkthen kete deklarate ,”Prit gomar te mbije bari”,sepse fundi i 2019 eshte prane me fillimin e 2020,e deri ahere,shohim e bejme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *