Sandër Lleshaj i dha porosi drejtuesve të Policisë së Shtetit se çdo pikë bastesh që do të operojë pas përfundimit të afatit do të trajtohet si një parcelë me kanabis.

“Që në orën 00:00 të 1 janarit të 2019-ës nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet, pasi janë veprimtari të paligjshme. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit. Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Çdo pikë bastesh do të trajtohet si parcelë kanabisi. Përgjegjësi ligjore është ndalimi i lojërave të fati”, tha Lleshaj.