• |
ide | kryesore

Detaje nga masakra në Elbasan/ 18 plumba makinës ku u vranë 3 persona

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga masakra që ndodhi në Elbasan, ku tre persona u vranë me breshëri automatiku. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për vrasje profesioniste.

Neës 24 raporton se makina ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:15 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Për pasojë në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, xhaxha e nip, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Tre viktimat kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri. Po ashtu bëhet e ditur se shtetasi turk jetonte në Rumani, ndërsa Endrit Alibej kishte shumë kohë që nuk ishte kthyer në vendlindjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë.



2 Comments

  1. E rendesishme eshte qe gjeneral Leshi te mos lejoje police barkderra rrugeve dhe te mos kete kapsolla per festimet e vitit te ri.

    1. pervec ketyre, edhe kush kapet me folke te gjata e xhinse te grisme te arrestohet, se i kap ai neni per shfaqje te huaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *