• |
ide | kryesore

Ekspertët e ekonomisë pesimistë, shqiptarët vijojnë të braktisin vendin

Lajme, Të fundit



Dyndjet e emigrantëve do të vazhdojnë edhe në 2019-n.
Ekspertët e ekonomisë shprehen pesimistë ndaj fenomenit, duke komentuar se nuk janë marrë masat e duhura për të frenuar largimet.

Diçka shqetësuese sipas tyre është se sytë nga tregu i punës jashtë i kanë jo vetëm shtresat në nevojë, por edhe punonjësit e specializuar, që nuk shikojnë mundësi për paga më të mira në vend.

“Kemi një rritje në përgjithësi të shkallës së pakënaqësisë të shtresës së mesme dhe të lartë për shkak të pamundësisë së rritjes ekonomike dhe mundësive të reja të punësimit që kërkojnë nivel kualifikimi më të lartë”.

Albert Gajo, ekspert për ekonominë
“Do të dojë pak kohë më shumë, ose guxim më tepër, për të rrezikuar më tepër. Por këtë nuk e kemi, sepse e dimë se sa është buxheti për vitin 2019 dhe shikojmë që paratë nuk janë adresuar aty ku realisht mund të ndizet shpresa”.

Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë
“Kjo nuk bëhet vetëm me thirrje patriotike dhe patetike, por bëhet në radhë të parë me politika ekonomike, politika sociale, me një integrim më të mirë rajonal dhe europian dhe mbi të gjitha me një kulturë të re politike dhe qeverisëse në Shqipëri”.

Adrian Civici, ekspert për ekonominë
Largimet nga shtesat e mesme dhe të pasura të popullsisë, sipas ekspertëve reflektojnë perspektivën e tyre të dobët për të ardhmen.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2017 u larguan nga Shqipëria rreth 40 000 banorë, një shifër thuajse konstante ndër vite./a2



1 Comment

  1. Shifer kostante 40 mije ?
    Me sa eshte investuar qerrevia keta 5 vjet, eshte rrekord sakrifica. Me miljona euro jane investuar ne port haĺe, rrevista e faqe interneti per ta paraqit nevojtoren bace me lule. Epitete nga me te turpshme nga ansambli i artistave KKK, per azilkerkuesit neper gjith Europen. Mire qe gomari ngordhi, po nuk te lan rahat mizat.
    Sa per “ekspertet” thjeshte jane sazexhinjte e haremit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *