• |
ide | kryesore

‘Me 7 janar rinisim protestat masive’/ Studenti: Kërkesat tona nuk janë plotësuar

Lajme, Të fundit



Protesta e studentëve do të rinisë masivisht më datën 7 Janar. Kështu ka deklaruar student Igli Tola i ftuar në Fax News, ku analizoi Paktin për Universitetin që ka propozuar kryeministri Edi Rama.

Sipas studentit Tola shumë nga pikat e kërkuara nga studentët janë lënë evazive dhe nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.

Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje shteruese dhe propozimi për paktin e universitetit nuk ezauron të gjitha kërkesat tona. Jemi të detyruar që në datë 7 të rinisim protestat.

Është lënë evazive pjesmarrja e studentëve nga 10% në 20% në senatin akademik në universitete. Po ashtu dhe për pëfshirjen e një studenti nën organin drejtues të shtetit ,siç është Bordi i Administrimit.

Ne duhet të kemi një ligj të ri i cili do të hartohet me të gjitha faktorët e impaktit. Duhet hartuar një ligj i ri, i plotë, që ti shërbejë Shqipërisë për brezat e ardhshëm. Ligji për Arsimin e Lartë duhet të shihet në mënyrë thelbësore.”- u shpreh Igli Tola.

Për sa i përket shpresës tek ministrja e re e Arsimit, Tola u shpreh se ajo është shprehur tejet pozitive për ligjin e Arsimit të Lartë, por që gjithsesi shpreson për më të mirën.



4 Comments

  1. T’i lene pordhet tani, t’i futen studimeve…Mesazhin e dhene qarte, qeveria e lexoi dhe reflektoi,…Mos behen lodra te verbra…Vendin do ta ndryshoje vetem DIJA !!

  2. Jam dakort me ty o pedagog , por nuk eshte kjo arsyeja e rifillimit te protestes se kete tani e kupton dhe nje adoleshent . Sepse shkaku i vertet eshte se kjo proteste dirigjohet nga luli e mona e ilirit ,e studenteve ju vjen mire qe rrine pa leksione , rrofsh o cezem qe nuk ke uje , keshtu thote nje fjale e urte

  3. Pedagogu dhe. ky far studenti freshist han pak me teper leng koperative tash ne dhjetor. e kan mar racionin. nga shkatruesi i ardhmerise te rinise shqiptare

  4. Kap nje student Mona me Lulin e fut ne studio te fax news dhe i thot thuj qe do fillojm protestat prap, madje shume te fuqishme si ato te diteve te fundit me nga 5 militant per parti. Se vete sjane me ne gjendje te ngrejne as morrat.
    Dy fjale per FAX News nuk ka televizion me te flliq per te bere polotike punon vetem me von gjoba ose me marr lek me intervista te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *