• |
ide | kryesore

Rikthehen temperaturat e ulëta, drejtoria e përgjithshme detare udhëzon drejtuesit e mjeteve lundruese

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme Detare me anë të një njoftimi ka bërë me dije se vendi do të përfshihet nga moti i keq, gjë që do të ndikojë edhe në ujërat territorialë.
Nga data 2 janar e në vazhdim deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga temperatura nën zero.

DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme.

“Ju njoftojme se duke filluar nga dita e merkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do te perfshihen nga Ere e forte dhe temperatura nen zero, kjo situate do te vazhdoj per disa dite!

Ju lutemi gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari lundrimore te kene kujdes dhe te marrin gjithe masat e duhura per te parandaluar incidente te mundshme qe mund te vijne si pasoje e motit te keq!”, thuhet në njoftimin e publikuar”, njofton DPD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *