• |
ide | kryesore

I zhdukur që në 31 dhjetor, mbytet peshkatari në Pogradec

Lajme, Të fundit



Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit. Peshkatari Gëzim Seitllari ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë por vetëm dje një skaf ka dalë në mbrëmje për të kërkuar por ka gjetur vetëm varkën.

Sot kanë dalë në liqen të gjithë shokët e tij peshkatarë për ta gjetur por pa rezultat. Po kështu sot në mëngjes janë nisur nga Tirana polumbarë për të bërë kërkime. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të peshkatarit.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh dy peshkatarë të tjerë u mbytën në rezervuarin e Bradomirës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *