• |
ide | kryesore

Keni plane për në mal? Ku dhe kur do bjerë borë

Lajme, Të fundit



Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit sot priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës.

Reshje në formë dëbore priten deri në 400 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).

Ndërkaq sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës dhe kryesisht ato të drekës ka shtim të vranësirave mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur prej orëve të drekës reshje shiu me intensitet të ulët më pas me kalimin e orëve dhe rënien e temperaturave reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 11 °C
në vendet e ulëta: 0 / 8 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *