• |
ide | kryesore

Kryeministrja serbe: Nuk ka kompromis me Kosovën, po favorizohet krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’

Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar sërish për taksat e vëna nga Kosova, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis mes dy vendeve.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq.

Në një intervistë për TV Pink, Bërnabiç theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime nga ana e Kosovës, nuk shikon asnjë shenjë kompromisi.

Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Bërnabiq thotë se ky hap i marrë nga Kosova dhe Shqipëriac çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *