• |
ide | kryesore

Vijon vendosja e basteve online prej kompanive të huaja

Lajme, Të fundit



Ndonëse u bënë katër ditë prej hyrjes në fuqi të ligjit për mbylljen e veprimtarive të lojërave të fatit, vendosja e basteve vijon online.

Nga një vëzhgim i Top Channel rezulton se, kur përdorim internet në “smartphone” nga disa operatorë të telefonisë së lëvizshme, faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati janë të bllokuara.

Por, e kundërta ndodh kur zgjedh të “log”-ohesh nga një pajisje “smartphone”, “laptop” ose kompjuter, dhe të gjitha faqet e lartpërmendura janë 100% funkionale.

Ndërkohë, të gjitha faqet “online” të kompanive shqiptare të basteve rezultojnë të mbyllura, madje disa prej tyre kanë dhënë edhe shpjegime, duke lënë njoftime për klientët.

Sipas ekspertëve të fushës, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia, për të shmangur edhe pengesat që mund të vendosin autoritetet.

Të enjten policia procedoi penalisht dy persona, të cilët që nuk kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura për lojëra fati.

 



2 Comments

  1. loto surreli,bastore olsi,kazino,gregori,edvin bet tv etj nuk pengohen aty delet,derrat,lopet e kazanet defrohen.

  2. Olsi qorri bet eshte kompania e vetme qe do operoje si monopol se shpejti dhe me koeficente shume te ulet kuptohet.pse ti merrte vis martini e gon xhafaj fitimet kur mund ti marre direkt familja kryeministrore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *