• |
ide | kryesore

E reja shqiptare përplas për vdekje italianin: “Tentoi të më përdhunonte”

Lajme, Të fundit



Vrasja e 53-vjeçarit Massimo Garitta mbetet ende e paqartë plotësisht edhe pas marrjes së përgjegjësisë nga 24-vjeçarja, Aurela Perhati për kryerjen e saj. Edhe pas dëshmisë së Aurelës, autoritetet italiane pyesin ende se pse ajo duhet të merrte në makinë një të panjohur si Garitta, i cili njihej si lypës e përdorues droge.

Luca Amario, avokat i vajzës në një intervistë radiofonike ka treguar versionin e Perhatit.

“Ishte një ngjarje tragjike dhe fatkeqe. Perhati është shprehur se çdo gjë e bëri për t’iu shmangur tentativës për dhunë seksuale. Ishte vetë ajo që ia sqaroi hetuesve se Garitta i kishte pantallonat e ulura. Dhe ky është një element i rëndë që askush s’e ka përmendur, por që në fakt e ka tronditur vazjën. Aurela ka deklaruar se ka mundur të dalë nga makina bashkë me të. Dhe kur e pa veten në një pozitë më të mirë se sa viktima, ajo i ka dhënë makinës shpejt për t’u larguar, por ndërkohë ishte errësirë dhe e ka përplasur atë pasi nuk e ka parë,” tregon avokati.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ku 24-vjeçarja shqiptare Perhati akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit italian.



4 Comments

  1. E qarte: Aurela vajzat e re perballe një psikopati të ndezur, kjo eshte skena
    Qe tregon qe psikopati ja bëri vetes. Aurela nuk duhet ta merrte ne making, po paguan me ket Hall.
    SI do e sillnin gjuhen italjanet po të kish qenë shqiptari psikopati qe I turrej italjankes?.

  2. Nuk eshte vrasje absolutisht, eshte pakujdesi e vajzat ne kushtet kur e sulmon një psikopat, Ajo e vetme, nen presion. Psikologjik nuk beri dot kujdes të mos shtypte një gdhe pervers që meritonte burgun.
    Aurela mesoi, ronshem, te mos marre në makine njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *