• |
ide | kryesore

Rusi/ 29 vjeçarja vritet nga ish-ushtaraku në makinën e saj

Lajme



Familja e priste për Krishtlindje Irina Akkhmatova-n, por ajo është vrarë në mënyrë brutale nga një ish-ushtarak me precedent penal.

29 vjeçarja nga Rusia, nënë e një vajze 8-vjeçare publikoi në faqen “BlaBlaCar” njoftimin për të marr disa pasagjerë deri në vendin e lindjes së saj ku do të shkonte për festat e fundvitit.

Por fatkeqësisht kërkesës së saj iu përgjigj, Vitaly Chikirev një ish-ushtarak 39 vjeç. Me anë të disa adresave fallso ai i kishte prenotuar të gjitha vendet e lira. Kështu ata të dy u gjendën vetëm në makinë dhe në ato momente Vitality sulmoi, përdhunoi dhe vrau 29-vjecaren. Për të humbur të gjitha gjurmët trupin e saj e fshehu në pyll trupin e Irinës.

39-vjecari u arrestua nga policia e cila e ndiqte prej kohësh për shkak të disa krimeve të kryera. Irina nuk ishte viktima e tij e parë, ai kishte përdhunuar dhe vrarë edhe disa vajza të tjera të reja. Pas arrestimit ai pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku kishte varrosur 29-vjeçaren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *