• |
ide | kryesore

Tre lëkundje tërmeti brenda natës në Jug

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kaluar Jugu i Shqipërisë u trondit nga një tërmet, i cili është pasuar dhe prej dy lëkundjeve të tjera.

E para ka qenë pak minuta më pas në orën 20:39 me orën lokale, me magnitudë 4 dhe thellësi 44 km. Po kështu ka qenë pranë epiqendrës në detin Jon.

Lëkundja e dytë është ndjerë në orët e para të mëngjesit, në 04:12, 4 km në lindje të Borshit dhe thellësi 19 km.

Prej tërmetit të parë 4.8 ballë, janë shkaktuar dëme në disa shtëpi. 4 banesa janë dëmtuar lehtë ndërsa në shtëpi një fshatin Kuç është dëmtuar rëndë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *