• |
ide | kryesore

Cozman shkëputet nga Babastars, ‘Nuk mundem me repera fallco’

Paparazzi, Slider



Reperi Cozman, i cili prej kohësh ka qenë pjesë e labelit “Babastars” duket se është gati për një rinisje të karrierës së tij. Distancimi mes reperit dhe labelit të njohur është vënë re për shkak se dy këngët e fundit të tij nuk kanë qenë pjesë e kanalit në youtube të “Babastars” apo dhe nga mosprezenca e reperit në klipin e bashkëpunimit të Majk me Onat. Kjo mungesë e fundit u shpjegua nga Onat me faktin që disa nga pjestarët e grupit e kishin pasur të pamundur të vinin por gjithsesi, artistiti i hitit “Fenix”  nuk ka qenë prezent as në koncerte këto kohë me “Babastars”.

Pikërisht për këtë gjë, në një video të postuar në Insta Story, Cozman i ka kërkuar falje fansave duke i thënë se arsyeja pse nuk ka qenë i pranishëm për të performuar është pasi ka vendosur të marrë një pushim. Shkak për këtë sipas tij është se nuk mundet më me reperat fallco që e rrethojnë dhe se ka vendosur të vijë me një fillim të ri, me diçka krejt ndryshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *