• |
ide | kryesore

Kryemadhi në Elbasan: Rama një mallkim. Po diskriminohen socialistët

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së në Elbasan sot, paralelisht me takimin informal që kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon me qeverinë e tij të re dhe të vjetër.

“Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, se është mallkim. Më mirë pa kryeministër, se me Edi Ramën. Njerëzit më të diskriminuar sot janë socialistët, ndaj ne duhet t’u hapim dyert dhe të bashkohemi në një solidaritet që ta përmbyshim këtë të keqe. E keqja më e madhe sot është Edi Rama dhe sekti i tij kriminal. Më gjeni a ka ndonjë socialist sot në qeveri. Dy janë, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, që s’kanë asgjë në dorë.

Se Edi Rama pasi të mbarojë vetingun me pedagogët, do të fillojë me mësuesit e shkollave të mesme e pastaj më tej. Pse nuk e fillon Vetingun me veten e tij?! Shiheni si tha, njëherë i kam paratë e shtëpisë me emigracion, dje tha se ma ka blerë gruaja…Një mashtrues,” – theksoi Kryemadhi.



3 Comments

  1. Si nuk I vjen turp kesaj buceje,ngelesh pa mend Po ti shkosh ne shpi,as Zogut nuk ka vjedhur sa keta sarhosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *