• |
ide | kryesore

Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Rama zbulon çfarë u diskutua

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiiter pas mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan duke thkesuar se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.

Sipas kryeministrit, në fokus për këtë vit është edhe përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratë i të rinjve që përfundojnë me mesatare 9-10.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor?Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10?#PS #Reforma #Skuadër #Lidership”- shkruan Rama.

View image on Twitter Në mbledhjen informale që nisi në orën 09:00 ishin të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar. Gjithashtu të pranishëm në mbledhje ishin edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.



6 Comments

  1. Terresisht propogande.
    Njerezit nuk ngopen me llafe.
    Ke mbjell vetem fukarallek.
    Ke punuar per nje grup njerezish, i papergjegjshem per deturen qe mban.
    Per ty Shqiperia eshte Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Zamir Mane Cet Kastrati,Bashkim Ulaj, Ardian Cela , Gjushi, Don Lala, Belinda, Tan Dulaku dhe nja 10-15 drejtore e ministra kryeter bashkie etj
    Te tjeret le te vdesin per ty. Kaq vlere ke ti.
    Kaq larg shikon. Njeri miop.

  2. As nuk me intereson fare ca diskutojne.
    Jane ca hajduter qe diskutojne per hallet e veta.
    Mua nuk me perfaqeson njeri nga ata.
    Mendoj qe kjo qeveri e mori kohen e vete.
    Jane te gjithe te provuar dhe Rama po ashtu.
    Te gjithe ne gare kush vjedh me shume.
    Te gjithe ne lufte per tepsine.
    Me vjen keq qe ka shume njerez qe nuk e kuptojne ca loje luhet me ta.
    I gjithe ky vend eshte nje miniere ari qe ndahet mes Berishes ne fillim ,Rames Bashes dhe Metes. Ata jane pronaret e ketij vendi dhe ne sklleverit e tyre. I mbajme akoma ne kurriz.
    Akoma njerez qe zihen, debatojne e mbajne kah, per keta te tre. Tre mbreter te veteshpallur me pasurite e grabitura.
    Njeri me pallat ne Surrel , thote eshte e gruas. Tjetri me pallat ne lalez, shpi ne bllok, shpi te kodra diellit, mbase me i pasuri ne ballkan, Berisha qe pa pike turpi thote vila ne lalz eshte e kunatit. Ky lulzimi ka dy kate atje lart pallatit. Te gjithe punojme por nuk i imagjinojme. Keto jane ato qe duken, disa pika te oqeanit te tyre te korrupsionit.
    Dhe njerezit prape zihen, mendojne qe ka shprese mes ketyre.
    O Shqiptare, ata jane bashke, jane nje.
    Ngrihuni e shporrini. Tregoni qe ekzistoni.

  3. Ky me te vertete nuk din asgja nga punet e shtetit??!! Po shkolla me 11 me dale nuk te jep zanatin. Per tu ba profesionist, apo si i thone me marre zanatin duhet te kete mbi koke njerez me eksperience, se zanati fitohet nga puna e perditshme ne baze. Ksaj i thone me boje muri me ly hekurat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *