• |
ide | kryesore

Pas largimit të Cozman reagon Skivi, ‘Nuk ka më grup’

Paparazzi, Slider



Deklarata e Cozman ditën e djeshme kur vendosi t’i jepte fund bashkëpunimit me labelin “Babastars”, mesa duket ka nxitur që Skivi të jepte sqarimet e tij sa i përket këtij grupi.

Ai ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Instagram, ku na ka  zbuluar gjthçka nuk dinim për “Baba Stars”.

Reperi i cili prej disa muajsh është larguar nga ky label ka treguar se “Babastars” është krijuar nga bashkëpunimi i tij, Ledrit, Getoarit dhe Agonit. “Baba Stars u krijua në vitin 2011 në kushtet më adekuatet për punë, me kontributet apo thjesht me paret e mia, të Getit, Agonit e Ledrit.”-nis shkrimin Skivi.

Më pas grupit i është bashkuar ish-menaxheri Drin Zatriqi i cili gjithashtu ka dhënë kontributin e tij për “Babastars”. Megjithatë, sikurse shprehet Skivi, me kohën gjërat kanë ndryshuar dhe disa u larguan e disa erdhën në grup, bashkë me ta edhe menaxheri aktual Dekorim Sahiti, i cili firmosi kontrata pune me Majk dhe Onat. Më tej reperi ka sqaruar se pasi u nda nga bashkëpunimi me Ledrin u bind të qendronte në “Babastars”, por gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë asnjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *