• |
ide | kryesore

Sidrit Bejleri ndan momentin prekës në emision, ‘Çdo ardhje ka një ikje’

Paparazzi, Slider



Një nga historitë në ‘Dua tê të bëj të lumtur’ ishte ajo e Fjoralbës, e cila ftoi nënën e saj Nexhmien për ti kërkuar që të vazhdonte të besonte tek jeta edhe pas humbjes së tmerrshme që kishte përjetuar familja e tyre. Vëllai i Fjorlabës, Eduarti, ka humbur jetën para disa kohësh nga një aksident automobilistik dhe dhimbja e kësaj ngjarje fatkeqe e ka pushtuar krejtësisht nënën e saj.

Arbana zgjodhi që pranë Nexhmijes të sillte dhe këngëtarin Sidrit Bejleri, në mënyrë që fjalët dhe hsitoria e tij ta ngushëllonin disi dhe ti jepnin kurajo për të vazhduar përpara. Siç mund ta keni lexuar më parë, Sidriti ka përjetuar një dhimbje të ngjashme në jetë pasi pothuajse 10 vitë më parë, kur vajza e tij Sofi u nda nga jeta pa mbushur ende 1 vjeç.

Artisti u shpreh: “Edhe unë kam pasur një humbje të njejtë me ty. Ndoshta nuk jemi në të njejtat pozita por duhe të bëhesh e fortë dhe të jetosh për nipëritë dhe mbesat e tua. Jeta është një dhuratë dhe prandaj duhet shijuar në çdo moment. Çdo ardhje në jetë shoqërohet dhe nga një ikje.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *