• |
ide | kryesore

Deputetja e PD-së: Familja ime kishte mbiemrin Suma, por e ndryshuan në Duma

Lajme, Të fundit

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka treguar se si familja e saj ka ndërruar mbiemrin që më parë e kishte Suma. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ajo tregon se mbiemri është ndërruar rreth 3-4 shekuj më parë edhe pse sot mund të tallen me këtë fakt.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa here merren me mua si person , jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë,” tha Duma.

8 Comments

  1. Ky qenka problemi me i madh per shqiptaret ,qe para disa shekujsh ,qenka nderuar mbiemri i Grides.!!! Ajo eshte grua e zgjuar ,prandaj kerkoni gjilperen ne kashte o te mjere!!!

  2. Para tr shekuj nuk ka pasur letra,dokumenti qe ka dale flet per vitet e fundit,por kjo ska rendesi,Duma apo Suma grida eshte seksi por duhet te flase per gjerat qe kane rendesi per opinionin psh seksi virtual ne sallen e Kuvendit me sali anjin te na thote te verteten,neser do behet kryetare e PD duhet te jete e vertet,per keto fol grida

  3. hehehehe :). E kishim suma por e beme duma. 🙂 paska qene dhe familje e madhe pa le. heheheheh ooo c’kam qeshur ore. Nejse Grida ta mari me te lehte se keto jane te trasheguara, ske ci ben. Vetem mos u marto me ndonje me mbiemrin Verra, se pastaj u dhie muhabeti. Hehehehe 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu